Durrës, aksident në hyrje të qytetit; makina përplas 50-vjeçaren

19/12/2016 00:00

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në hyrje të qytetit të Durrësit, ku një automjet tip “Benz” me targë “AA 513 LI” ka përplasur një 50-vjeçare.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, kanë qenë kalimtarët që e kanë ndihmuar gruan duke e dërguar me urgjencë në spital, ku ajo ka ndërruar jetë.

Ngjarja, e cila konfirmohet edhe nga polica, ka ndodhur në lagjen numër 17, në kohën që 50-vjeçarja po kalonte rrugën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit u ndalua deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel