Etrit Berisha ndëshkohet me 2 ndeshje pezullim

19/12/2016 00:00

Komisioni i Disiplinës në FIFA e ka ndëshkuar me dy ndeshje pezullim portierin e kombëtares sonë, Etrit Berisha, për kartonin e kuq e marrë në takimin ndaj Izraelit.

Përveç kësaj, portieri që luan në radhët e Atalantës është gjobitur edhe me 5000 franga zvicerane.

Gjithashtu, lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Top Channel