Reali i “zhduk” Barçës stemën e kampionit të Botës

19/12/2016 00:00

Në ndeshjen kundër Espanyol, Barcelona veshi një fanelë ndryshe nga ajo që ka përdorur gjatë gjithë sezonit.

Skuadra katalanase hoqi nga fanela stemën që e bënte atë kampione të Botës në fuqi.

Kjo sepse Reali, pak orë më përpara e fitoi këtë titull në finalen ndaj japonezëve të Kashima Antlers, me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë.

Edhe pse rregullorja e lejonte Barcelonën që ta mbante stemën deri në fund të këtij viti, klubi vendosi që ta hiqte.

Top Channel