“Boaster”, 22 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

19/12/2016 00:00
Foto ilustruese

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë vënë në pranga 22 persona në një operacion të fundit antidrogë të zhvilluar mes dy vendeve. Operacioni i koduar “Boaster” ka nisur në orën 06.00 të mëngjesit të së hënës, ku dy persona janë arrestuar në Shqipëri dhe 20 në Itali.

Në operacion janë përfshirë strukturat, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, D.V.P. Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Këta persona ishin pjeë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri dhe në vendet e BE-së. Policia e shtetit bën të ditur se operacioni është ende në vijim.

Në Shqipëri janë arrestuar Enea Milla, i njohur dhe si Eldi Doma, 32 vjeç nga Tirna dhe Adriatik Alshabani, 29 vjeç ng Durrësi.

Por ndërkohë agjencitë italiane të lajmeve, të rajonit të Padovas bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shqiptarë, rumunë dhe tunizianë të lokalizuar në zonat e Venetos, Lombardisë, Toskanës dhe Marche. Ata trafikonin heroinë, ku në një javë janë sekuestruar 50 kg. Hetimet zbuluan një organizatë të madhe kriminale që ishte bërë kanali kryesor i furnizimit të heroinës për verlindjen.

Teksa operacioni është në vijim, agjencitë italiane të lajmeve thonë se në flagrancë janë arrestuar 11 persona, janë sekuestruar 19,168 kg heroinë dhe 1,527 kg kokainë dhe 65 mijë euro.

Top Channel