Fier, i grabitet çanta me 20 milionë menaxherit të kompanisë private

19/12/2016 00:00

Menaxheri i një kompanie private të shitje e elektronike është grabitur paraditen e të hënës në Fier. Informacionet e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”.

Në afërsi të shkollës “Dertliu”, dy persona të paidentifikuar i kanë marrë nga dora çantën menaxherit të kompanisë private dhe janë larguar me shpejtësi. Në çantë dyshohet të ketë pasur rreth 20 milionë lekë të vjetra. Policia është vënë në ndjekjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel