Rusi, 16 të plagosur nga avioni i rrëzuar në Siberi

19/12/2016 00:00

Një aeroplan “IL-18”, që i përkiste Ministrisë ruse të Mbrojtjes, me 39 persona në bord është rrëzuar rreth orës 20:45 të së dielës në Yakutia të Siberisë. Ministria vet njoftoi se 16 persona ishin plagosur rëndë, duke korrigjuar raportet e mëparshme për 27 të vdekur.

Avioni ishte duke transportuar 32 pasagjerë dhe kishte 7 pjesëtarë ekuipazhi, kur u rrëzua pranë Tiksit, në rajonin Bulun të lindjes së largët të Rusisë. Ai ishte duke kryer një fluturim, i nisur nga Kansku në jug të vendit. Kushtet e motit u raportuan gjithashtu të rënda në vendin e rrëzimit, rreth 30 km larg Tiksit.

Sipas dëshmitarëve, avioni u nda në tri pjesë pas asaj që u duk si një përpjekje për ulje emergjente. Ministria ruse e Emergjencës nisi menjëherë 3 helikopterë “Mi-8” në vendin e incidentit, të cilat transportuan veç 16 personave të plagosur rëndë, edhe 7 të tjerë për trajtime të lehta.

Top Channel