Stella Maxwell heq flatrat për “Love”

19/12/2016 00:00

Stella Maxwell ka hequr flatrat e Victoria’s Secret teksa shfaqet e mrekullueshme në fotot e reja për revistën “Love”.

Nën regjinë e Hype Williams 26-vjeçarja Stella tregon format e saj me një veshje ngjyrë ari.

Me kamerën që xhiron ngadalë trupin e saj, modelja irlandeze lëviz nga cepi në cep teksa në sfond dëgjohet kënga “I wanna be your lover” e Prince.

Një sërë emrash të njohur dhe modele janë shfaqur në kalendarin tradicional të Love, dhe publikohen në faqet e tyre çdo dhjetor. Mes tyre, Taylor Hill, Doutzen Kroes, Chrissy Teigen dhe Kim Kardashian. Shfaqja e Stella vjen pas fjalëve të një lidhje të re të saj me yllin e Hollivudit Kristen Stewart.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel