Korçë, grabitje me armë në biznesin e një sipërmarrësi

19/12/2016 09:30

Në orën 01:35 të ditës së sotme, në fshatin Bulgarec të Korçës është grabitur një biznes privat.

Sipas policisë, në biznesin privat me prodhime materialesh ndërtimi të shtetasit L.L, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Top Channel