Makina e Flor Mumajesit u dogj qëllimisht, filmohet autori

19/12/2016 00:00

Policia e Tiranës po punon për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar se, mbrëmjen e së dielës i vuri zjarrin automjetit të këngëtarit Flori Mumajesi.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, personi duket teksa mban në dorë një qese, në të cilën gjendet një bidon, që dyshohet të ketë qenë i mbushur me lënde djegëse e llojit benzinë.

Nga zjarri i fuqishëm në parkingun e pallatit 4-katësh pranë sheshit “Wilson” u dëmtuan edhe dy mjete të tjera.

Uniformat blu kanë marrë në pyetje administratorin e parkingut nëntokësor, sikurse edhe këngëtarin Flori Mumajesi. Në të njëjtin pallat, ky i fundit ka edhe studion e tij, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë hasur vështirësi për nxerrjen e 3 mjeteve të djegura.

Mbrëmjen e së dielës, zjarrfikëset luftuan me flakët për më shumë se një orë, si dhe u evakuan banorët e pallatit. Dëshmia e vet këngëtarit Mumajesi pritet të hedhë më tepër dritë mbi motivet e zjarrvënies së qëllimshme.

Top Channel