Zerimi i kamatëvonesave, Basha: Pranohet dëmi që ju bënë shqiptarëve

18/12/2016 00:00

Ndërsa kryeministri Rama ka njoftuar zerimin e kamatëvonesave të energjisë për disa kategori abonentësh dhe uljen me 80% të tyre për pjesën tjetër të abonentëve, kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se me këtë vendim pranohet dëmi i madh që u është bërë shqiptarëve në nevojë me terrorin 3-vjeçar ndaj të varfërve që nuk paguanin dot dritat.

“Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës faktit se po afrojnë zgjedhjet dhe tani që Edi Rama ka nevojë për votat e njerezve do përpiqet t’u hedhë edhe atyre ndonjë qoke të vogël, pasi tre vjet në pushtet ka menduar vetëm për pasuritë e tij dhe klientëve të tij duke grabitur paratë e qytetarëve. Ai sot lajmeroi se do të falë kamatvonesat, që është më minimalja që i kemi kërkuar të gjithë prej të paktën dy vitesh, megjithatë më mirë vonë se kurrë, përfundon reagimi i Bashës.

Top Channel