ADAC: Rosberg, piloti i vitit  

18/12/2016 00:00

Kampioni i Formula 1, Niko Rosberg, mori një tjetër vlerësim për arritjen e tij fantastike në garat me makina këtë sezon, duke u kurorëzuar si shoferi më i mirë i 2016 edhe nga ADAC.

Klubi më i madh i makinave në Europë, organizoi një ceremoni gala; në Mynih për protagonistin absolut të kampionatit të kaluar, dhe gjermani rrëfeu emocionet e çmimit.

“Ishte një eksperiencë e pabesueshme dhe e mrekullueshme që e ndava këtë çmim me familjen time të garave, me të afërmit dhe shokët. Ky kujtim do të mbetet përjetësisht në jetën time, dhe nuk do të kalojë me vetëm këtë gëzim” tha Rosberg.

Gjermani përmbushi një ëndërr të fëmijërisë me titullin kampion në Formula 1, por surprizoi të gjithë me tërheqjen e parakohshme. Niko largohet me një rekord prej 23 fitoresh në 206 gara, një shifër që e barazon me legjendën braziliane Nelson Pike’. Rosberg bëhet gjithashtu djali i dytë i një kampioni bote që fiton titullin, duke marrë pikërisht atë që bëri babai i tij Keke vite më parë.

Top Channel