Kukësi triumfon ndaj Skënderbeut, i vetëm në krye

18/12/2016 00:00

Kukësi mund të ketë problem me skuadrat e vogla, por ndaj të mëdhave arrin të gjej suksesin. Kështu bëri edhe përball Skënderbeut në javën e 17-të të Superligës në ndeshjen e zhvilluar në “Zeqir Ymeri” të cilën e fitoi pastër me rezultatin 2-0.

Kukësi mund të ketë problem me skuadrat e vogla, por ndaj të mëdhave arrin të gjej suksesin. Kështu bëri edhe përball Skënderbeut në javën e 17-të të Superligës në ndeshjen e zhvilluar në “Ze

Pero Pejiç mbetet protagonisti i këtij Kukësi që nuk ndalet përball askujt. Në fillim gjen të papërgatitur Shehin në golin e parë, ndërkohë në të dytin, penalltia e dyshimtë i erdhi në ndihmë, që vulosi përfundimisht takimin. 45 minutat e dyta ishin një ndeshje e luftuar, por vetëm kaq rezultati mbeti ai i pjesës së parë që i jep shansin Kukësit ndoshta të mbyll vitin si kampion i dimrit një javë nga mbyllja e fazës së dytë.

Ndërkohë Skëndërbeut i zgjat shumë pak entuziazmi i fitores ndaj Tiranës sepse tashmë i duhet të ndajë edhe vendin e dytë me Partizanin që gjithashtu po përpiqet të mbaj hapin e verilindorëve.

Skuadra e Starovës pa Ekuban ndaj Korabit, gjen rrugën e suksesit me sulmuesin izraelit Azubel që shënon golin e parë pas kaq muajsh pjesë e kryeqytetasve.

Edhe Tiranës i rikthehet buzëqeshja pas suksesit të arritur përball Luftëtarit të cilin e mundur 2-0 në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë gjejnë sërish rrugën e rrjetës me mesfushorin Taku, ndërkohë që në pjesën e dytë dyfishojnë me Mervill, në një ndeshje ku edhe pse në pamje të parë rezultati duket i pastër, gjërat nuk ishin aspak të thjeshta për Tiranën, sepse gjirokastritët u munduan deri në fund.

Në ndeshjet e tjera Flamurtari fitoi përball Laçit duke e fundosur skuadrën Kurbinase në fundin e klasifikimit bashkë me Korabin, ndërsa Teuta dhe Vllaznia ndan nga një pikë në “Niko Dovana”.

qir Ymeri” të cilën e fitoi pastër me rezultatin 2-0.

Top Channel