Sadiku: Gati për Italinë, arrijmë vendin e dytë

18/12/2016 00:00

Armando Sadiku, sulmuesi i kthyer ne simbol për shqiptarët në finalet e Europianit të Francës në saj të golit të vetëm që shënuan kuqezinjtë, në një intervistë për Top Channel bën një përmbledhje të një viti që nuk ka shkuar gjithçka sipas parashikimeve.

“Punova për të qenë protagonistë në Evropian për rreth 6 muaj. Shkova në Europian dhashë më të mirën time. Mund të lëvizja gjatë merkatos së verës, por nuk lëviza dot”, u shpreh Armando Sadiku.

Nëse kishte një lojtarë që u lakua më shumë nga kuqezintjë e Francës sepse kategoria e dytë Zvicerane sigurisht që nuk ishte një vend ideal për formën dhe nivelin që po tregon në këto momente Sadiku.

“Normal që për disa gjera jam penduar, por tashmë nuk kanë më rëndësi. Koha nuk kthehet prapa, do të përkushtohem aty 100% më pas do të shohim, ka kohë deri më 31 janar”, shprehet sulmuesi i kombëtares kuqezi.

Dëmtimi që e mbajti rreth dy muaj jashtë, përkoi edhe me dy humbjet e kuqezinjve me Spanjën dhe me Izraelin, dy ndeshje që kanë ulur jo pak entuziazmin, por ky është një perceptim i jashtëm, pasi brenda kuqezinjve asgjë nuk ka ndryshuar.

“Mund të jetë një moment që ekipi mund të jetë i lodhur nga përgatitja me skuadrat e tyre, pro nuk mendoj se asnjë prej futbollistëve futet në fushë me uniformën e kombëtares dhe nuk jep 100%. Këtë ta harrojë çdo kush që e mendon. Atmosfera është shumë e mirë. Unë besoj se mund ta arrijmë vendin e dytë”, thotë Sadiku.

Edhe sa i përket marrëdhënies me trajnerin De Biazi, Sadiku thekson se nuk ka ndryshuar asgjë, kjo periudhë pushimi ndeshjesh nuk është pushim për komunikimin mes tyre.

“Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt si me trajnerin, si me zv/trajnerin. Asgjë nuk ka ndryshuar madje akoma më shumë është shtuar interesi i trajnerit. Si shkojmë në ekipet tona, si stërvitemi. Si e kemi gjendjen fizike”, tha Sadiku.

Ndeshja e radhës do të jetë ajo përball Italisë që organizatorët si për të vështirësuar vajtjen e tifozëve shqiptar, ka zgjedhur Palermon si vendin për të zhvilluar këtë ndeshje.

“Më ka ardhur shumë keq që luhet në Palermo. Besoj se do të jenë të pranishëm edhe në Palermo, akoma edhe më të shumtë. Ne jemi një popull që kemi mendësi sa do më e madhe të jetë vështirësia, aq më shumë luftojmë për ta kapur. Kështu që besoj që edhe atje do jenë të shumtë shqiptarët”, shprehet Sadiku.

Intervista e plotë me Armando Sadikun
TCH: Është mbyllur faza e parë e kampionatit ku keni pasur ulje edhe ngritje për shkak të dëmtimit. Si ju është dukur ecuria?

Armando Sadiku: Ka qenë çdo gjë pozitive, si me Zyrihun ashtu edhe me kombëtare, kemi qenë gjithmonë në vendin e parë. Ndodhi dëmtimi që më la jashtë gati 2 muaj, tani jam i kënaqur u riktheva përsëri. Jam në formën time më të mirë.

TCH: Ka qenë një Evropian shumë i mirë për ty. Si ka ndryshuar jeta jote në aspektin profesional dhe personal pas Evropianit?
Armando Sadiku: Pas Europianit, jeta ime ka ndryshuar. Nuk është se ndryshoi diçka tek unë, por kur vij në Shqipëri e kuptoj se çfarë kemi bërë. Mund të them se jeta ime ka ndryshuar shumë.

TCH: Është mbyllur faza e parë e kampionatit ku keni pasur ulje edhe ngritje për shkak të dëmtimit. Si ju është dukur ecuria?

Armando Sadiku: Ka qenë çdo gjë pozitive, si me Zyrihun ashtu edhe me kombëtare, kemi qenë gjithmonë në vendin e parë. Ndodhi dëmtimi që më la jashtë gati 2 muaj, tani jam i kënaqur u riktheva përsëri. Jam në formën time më të mirë

TCH: Ka qenë një Evropian shumë i mirë për ty. Si ka ndryshuar jeta jote në aspektin profesional dhe personal pas Evropianit?

Armando Sadiku: Pas Europianit, jeta ime ka ndryshuar. Nuk është se ndryshoi diçka tek unë, por kur vij në Shqipëri e kuptoj se çfarë kemi bërë. Mund të them se jeta ime ka ndryshuar shumë.

TCH: Përsa i përket aspektit profesional. Ishte Europiani dhe ju u paraqitët shumë mirë, pretendoni diçka më shumë?

Armando Sadiku: Punova për të qenë protagonistë në Evropian për rreth 6 muaj. Shkova në Europian dhashë më të mirën time. Luajta të tre ndeshjet. Mund të lëvizja gjatë merkatos së verës, por nuk lëviza dot. U përqendrova te Zyrihu. Për të dhënë 100% dhe më të mirën time aty ku isha. Jam profesionist duhet të respektoj kontratën aty ku jam. Qëllimi im është akoma më lart, për momentin jam aty dhe duhet të mendoj si për veten time,ashtu edhe për të mirën e ekipit.

TCH: Si arriti klubi t’iu bindë? Sepse u duk në një farë mënyre sikur u mërzitët që nuk ju dha drita jeshile për të lëvizur.

Armando Sadiku: Patëm një bisedim me Presidentin. Pastaj e vendosëm që të qëndroj aty sepse ishte një obligim. Ekipi ra në kategori të dytë dhe donin të më mbanin. Sipas fjalëve të Presidentit, më tha se “Je një nga sulmuesit më të mirë në Zvicër, vetëm ti mund të na shpëtosh, si mund të të heqim nga ekipi”. Më bindi dhe qendrova.

TCH: Kur e shikon që ka kaluar kjo fazë e parë dhe keni luajtur në Kupat e Evropës, ku keni bërë paraqitje shumë të mira, keni arritur edhe të shënoni. Në një farë mënyre duket sikur jeni bërë pishman që keni qëndruar.

Armando Sadiku: Absolutisht. Unë u përqendrova, ishte edhe Europa League shumë e rëndësishme, qoftë në aspektin personal qoftë për ekipin ishte diçka pozitive. E nisa mirë, gol me Villareal. Pastaj erdhi dëmtimi, çdo gjë shkoj jo siç e mendoja. Megjithatë jam i kënaqur, për të gjitha gjerat që kam bërë nuk jam penduar. Falënderoj zotin, u dëmtova, por u ktheva përsëri.

TCH: Gjithmonë keni etje për të shënuar gol. Madje në një penallti keni pasur një debat me shokun tuaj të skuadrës.

Armando Sadiku: Në ndeshjen ndaj Villarealit, në minutën e 87 kemi pasur një penallti. Kam pasur një bisedë me Rodriguez. Kisha shumë dëshirë ta gjuaja unë penalltinë, pasi ishte e para pas dëmtimit tim. Por gjatë periudhës që unë kisha munguar, i kishte gjuajtur ai penalltitë edhe kishte edhe ai dëshirë për ta gjuajtur. Unë bëra një hap prapa. Shyqyr që shënoi, se në të kundërt do kishte pasur bisedë shumë të nxehtë me mua.

TCH: Megjithatë paralelisht me ju kanë qenë edhe ndeshjet e kombëtares, të cilat për fat të keq nuk shkuan ashtu si në Europian. Ndoshta në ndeshjen me Spanjën nuk mund të pretendonim më shumë, por në ndeshjet e tjera kishim shanse për të bërë diçka më tepër?

Armando Sadiku: E vërtetë kundër Spanjës kishim pak shanse. Më pas kishim një ndeshje mjaft të vështirë kundër Izraelit, edhe atë e humbëm me shumë keqardhje.  Do të kishim bërë më mirë ndaj Izraelit. Por janë faktet ato që flasin, ne morëm 0 pikë. Megjithatë duhet të vazhdojmë. Unë jam gjithmonë optimist se duhet tëvazhdojmë përpara. Kemi kualitet, zë gjithë lojtarët kanë kualitet shumë të mirë si ekip. Do të vazhdojmë përpara të punojmë. Kemi ndeshje të tjera, siç erdhi Izraeli na mori 3 pikët këtu, shkojmë ne ia marrim atje dhe ngjitemi atje ku ne pretendojmë.

TCH: Në ndeshjen me Izraelin patët edhe ju një lloj mundësie për t’u aktivizuar edhe pse vinit nga një dëmtim. Kishit ndonjë marrëveshje me klubin që nuk duhet të aktivizoheshe në këtë ndeshje.

Armando Sadiku: Kur kam ardhur këtu nuk isha rikuperuar ende. Mjeku i kombëtares më ndihmoi dhe pas një bisede që patëm me trajnerin preferuam të dyja palët që të mos bënim ndonjë gjë të tepruar, sepse ishte shumë shpejt. Vendosëm që më mirë të më linte në tribunë se sa të rrezikonte ndonjë dëmtim tjetër.

TCH: Në atë ndeshje të luajtur në Elbasan, kishte ndonjë moment që do të doje të ishe në fushë të bëje diçka?

Armando Sadiku: Shumë momente e kam menduar një debutim timin në “Elbasan Arena”, por asnjëherë nuk më ka ardhur mundësia. Megjithatë do të vijë shumë shpejt besoj.

TCH: Jo për këtë ndeshje, duke parë se si po shkonin gjerat. Në fund luajtëm me tre sulmues edhe pse ishim me 9 lojtarë. Të luaje edhe 10 minuta ndoshta?

Armando Sadiku: Po normal që e mendoj. Që të isha që në fillim në fushë, jo që të futesha si zëvendësues. Por realiteti ishte që unë ndenja në tribunë. Me 9 lojtarë u bë shumë e vështirë, nuk kishim më shanse.

TCH: Ndryshe nga tifozët, ti ke qenë gjatë gjithë kohës në grumbullim, ke parë se si ka qenë situata brenda skuadrës, këshillat që ka dhënë trajneri. Çfarë nuk shkoi me ato që patë menduar gjatë javës me ato 90 minuta?

Armando Sadiku: E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, por të gjithë e dimë që në ditët e sotme çdo kundërshtar është i vështirë. Dy episode caktuan ndeshjen. Qe një penallti, me karton të kuq doli Gjimshiti, ra entuziazmi. Në minutën e 8’, Memushaj ka pasur një rast mjaft të pastër, nuk shënuam. Këto dy episode përcaktuan ndeshjen. Ne e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Ne ishim më 9 lojtarë dhe topin e qarkullonim ne. Kështu që për mendimin tim këto dy episode e ndryshuan atë ndeshje. E organizuar në perfeksion nga trajneri.

TCH: Në një intervistë para pak kohe De Biazi u shpreh se në një farë mënyre lojtarët nuk janë të impeniuar aq shumë sa gjatë Evropianit.

Armando Sadiku: Nuk do ta shikoja kështu. Mund të jetë një moment që ekipi mund të jetë i lodhur nga përgatitja me skuadrat e tyre, por nuk mendoj se asnjë prej futbollistëve futet në fushë me uniformën e kombëtares dhe nuk jep 100%. Këtë ta harrojë çdo kush që e mendon. Jemi profesionistë, kur hyjmë në fushë japim 100%, zbatojmë detyrat e caktuara nga trajneri, pikë.

TCH:Ekziston ajo frymë grupi. Ndoshta largimi i Lorikut, ndryshimet që kanë ndodhur në skuadër. Mund të kenë ndikuar në lojë?

Armando Sadiku: Normal që Loriku ishte një lojtar që na motivonte në fushë vetëm me prezencën e tij. Ka qenë një lojtarë shumë i rëndësishëm, e kam falënderuar që kam luajtur me të. Normal që është një pengesë e madhe Loriku, por tashmë ai nuk është. Kushdo që luan në rolin e Lorikut duhet të japë 100%. Kemi dy lojtarë shumë të mirë si Ajeti dhe Gjimshiti japin 100% për të ndihmuar ekipin.

TCH: Po mungesa e Lorikut si kapiten, është e vështirë për ta mbuluar ndoshta në atë rolin siç thatë edhe ju që motivonte, se sa si pozicion fushe?

Armando Sadiku: Kur vijmë tek kombëtarja është diçka e veçantë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, edhe tani që nuk është Loriku, por ai ishte një plus më shumë. Sepse gjithmonë ai na prezantonte me mediat, tek të gjithë. Për të gjitha merrej Loriku. Fryma e mirë vazhdon të jetë në ekip, por mungesa e Lorikut ndjehet pak.

TCH: Megjithatë këto eliminatore janë shumë më të vështira dhe objektivi për kualifikim është më pak i mundshëm. Si duken këto eliminatore për ty?

Armando Sadiku: Pas ndeshjes me Izraelin shumë njerëz i kanë humbur shpresat, por unë nuk e shikoj kështu. Kemi edhe 5 ndeshje për të luajtur. E shoh gjithmonë pozitiv, ne mund të marrim fitore apo barazim kundër Italisë. Mund të fitojmë ndaj Izraelit. Mendoj se duhet të përqendrohemi akoma edhe më shumë tek çdo ndeshje. Pastaj ishalla me ndihmën e fatit dhe zotit të marrim rezultate pozitive. Unë besoj se të paktën mund ta arrijmë vendin e dytë.

TCH: Sa i përket marrëdhënies me trajnerin De Biazi, ka ndryshuar diçka me se si sillej trajneri në Evropian dhe se si sillet tani, pas këtyre rezultateve? Keni kontakte gjatë kësaj periudhe?

Armando Sadiku: Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt si me trajnerin, si me zv/trajnerin. E sigurt që asgjë nuk ka ndryshuar madje akoma më shumë është shtuar interesi i trajnerit. Si shkojmë në ekipet tona, si stërvitemi. Si e kemi gjendjen fizike. Rezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit nuk kanë ndryshuar aspak në raportin tonë trajner-lojtar.

TCH:Në këtë periudhë që ju keni munguar, ka qenë Bekim Balaj në një formë të mirë dhe ka luajtur ai në pozicionin tuaj. Edhe Cikalleshi dalëngadalë mund ta rikapë formën. Ndjeni ndonjë lloj rivaliteti? Mendoni se sikur të kishim shanse të luajmë me 2 sulmues, që të luani të paktën 2 prej jush?

Armando Sadiku: E kam thënë edhe herë të tjera, atë punë e di trajneri. Luan me 1 apo me 2 sulmues. Unë për vete mundohem gjithmonë të jap më të mirën, të ndihmoj ekipin. Se luan Bekimi apo Sokoli është njësoj, e mira është që kush luan të japë 100%.

TCH: Ju si ndjeheni mund të përshtateni me tiparet e tyre?
Armando Sadiku: Unë kam luajtur si me Sokolin, si me Bekimin. Me Bekimin që të vegjël. Shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin edhe në stërvitje edhe në ndeshje. Për mua me 2 sulmuese është gjë e mirë, por atë e vendos trajneri.

TCH: Asnjëherë se ka konsiderua De Biazi këtë? Në stërvitje nuk keni bërë ndonjë provë?
Armando Sadiku: Sigurisht që ka bërë prova, me 2 sulmuese, me 3 sulmuesa, pastaj ditën e ndeshjes e ka bërë me 1 sulmues. Kjo është preferenca e trajnerit, derisa ai të ketë rezultate ne duhet që urdhrat që ai na jep. Ne luajmë për uniformë, nuk është e rëndësishme nëse luaj unë, Sokoli, apo Bekimi. Ai që është më në formë të japë më të mirën për kombëtaren.

TCH: Ndeshja me Italinë është vendosur që të luhet në Palermo. Një vend i largët, që shqiptarët janë të paktë. Të vjen keq që Italianët kanë vendosur të luajnë në një vend që shqiptarët e kanë më të vështirë të shkojnë?
Armando Sadiku: Më ka ardhur shumë keq që luhet në Palermo, shumë familjarë të mitë dëshironin të vinin, por largësia është bërë paksa problem. Luhet në Itali dhe e vendosin ata.

TCH: Beson e shqiptarët atje do jenë po aq sa edhe në atë miqësoren e famshme?
Armando Sadiku: Besoj se do të jenë të pranishëm edhe në Palermo, akoma edhe më të shumtë. Ne jemi një popull që kemi mendësi sa do më e madhe të jetë vështirësia, aq më shumë luftojmë për ta kapur. Kështu që besoj që edhe atje do jenë të shumtë shqiptarët.

TCH:Ke ndonjë lloj synimi për të lëvizur në merkaton e dimrit? Ke ndonjë lloj oferte?

Armando Sadiku: Për momentin u ktheva nga dëmtimi, kam luajtur në 5 ndeshje e fundit në kampionat. Jam akoma duke rimarrë formën time më të mirë. Për momentin dua vetëm të stërvitem të arrij formën më të mirë. Do të bëjë pak pushime dhe do i rikthehem stërvitjes me Zyrihun. Pastaj do të shikojmë ka kohë deri më 31 janar.

TCH: Megjithatë keni ndonjë lloj oferte, apo mundësi pas Evropianit për të cilën mendoni sikur të bëhet kjo? 

Armando Sadiku: Ofertat gjithmonë qëndrojnë, normal që për disa gjera jam penduar, zoti i ka shkruar kështu. Jam i kënaqur që jam te Zyrihu. Kur të vijë momenti do kaloj në një ekip tjetër.

TCH: Çfarë kampionati do të preferoje të kaloje?

Armando Sadiku: Gjermani, Itali.

TCH: Nëse do të ketë një ofertë prej tyre do të lëvizje?

Armando Sadiku: Shpresojmë, nuk e di. Varet nga klubet, nga ofertat.

TCH: Nuk do na thuash për kë je bërë pishman. Për ofertat që nuk ke zgjedhur.

Armando Sadiku: Tashmë nuk ka më rëndësi. Koha nuk kthehet prapa.

Armando Sadiku:Normal që Loriku ishte një lojtar që na motivonte në fushë vetëm me prezencën e tij. Ka qenë një lojtarë shumë i rëndësishëm, e kam falënderuar që kam luajtur me të. Normal që është një pengesë e madhe Loriku, por tashmë ai nuk është. Kushdo që luan në rolin e Lorikut duhet të japë 100%. Kemi dy lojtarë shumë të mirë si Ajeti dhe Gjimshiti japin 100% për të ndihmuar ekipin.

Top Channel