Shpërblimi i pensionistëve, të mërkurën nis shpërndarja

18/12/2016 00:00

Të mërkurën pritet të nisë shpërndarja e shpërblimit prej 6 mijë lekësh për pensionistet.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado konfirmoi për Top Channel se kalimi i fondeve nga buxheti në llogarinë e ISSH mbyllen në fillim të javës.  Që në datën e parë do të punohet me dy turne në sportelet e postës.

Gjatë turnit të parë do të ndahet pensioni dhe shpërblimi për pensionistët që kanë ditën e pensionit.

Pasdite do jepet shpërblimi për ata që e kanë marrë tashmë, por duke ndjekur rendin kronologjik, që do të thotë se të parët do të jenë pensionistët e datave 1 dhe 2 e kështu me radhë.  Grafikët do rakordohen mes ISSH-së dhe Postës Shqiptare si për pensionistë që a marrin në sportel ashtu edhe për ata që e marrin direkt në shtëpi.

“Deri mesin e javës së ardhshme do jemi rakorduar me ISSH, për të përcaktuar qartë datat që përsa u përket pensionistëve që i marrin në sportelet e postës dhe atyre që kanë datat që i marrin nëpër shtëpi. Përsa u përket zonave rurale ne jemi në kohën e duhur pasi tanimë fillojmë shpërndarjen e pensioneve normale” u shpreh Majlind Lazimi, drejtor i Postës Shqiptare.

Për pensioniste që jetojnë jashtë, apo që nuk arrijnë dot ta marrin shpërblimin para vitit të ri, paratë mund të merren edhe gjatë 2017-s. Përfitues gjithsej nga paketa e solidaritetit janë 643 pensionistë.

Ndërkohë po javën tjetër do të filloje shpërndarja e shpërblimit prej 2 mijë lekësh nga bashkitë për familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara.

Top Channel