Kodheli: Pas zgjedhjeve, më mirë dikush tjetër më krye të MM

18/12/2016 00:00

Edhe pse me një mandat të suksesshëm në krye të Forcave të Armatosura shqiptare dhe me ngjarje që kanë lënë shenjë ne rolin e forcave shqiptare në misionet e NATO-s dhe modernizmin e tyre, ministrja Kodheli në një fitore të mundshme të së majtës në zgjedhjet e 18 qershorit nuk e sheh veten në dikasterin e mbrojtjes.

“Të vinte dikush tjetër do të ishte më mire për t’i dhënë një tjetër hov rrugës së mirë në të cilën ndodhen Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes shqiptare në tërësi”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa e pyetur nëse e ka në synimet e saj, presidencën e vendit, përgjigja e ministres Kodheli është e tille.

“Ka shumë burra dhe gra në këtë vend që mund të jenë të denjë për postin e Presidentit të Republikës”, tha Kodheli.

Top Channel