Dëmtimi i pyjeve, ndalohet autokolona me dru në Shkodër

18/12/2016 00:00

Policia në Shkodër arrestoi dy shtetas nën akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Pasi ka marrë informacione në rrugë operative, policia arrestoi në flagrance, Ndue Thepin, 38 vjeç, dhe Ridvan Çelaj, 26 vjeç.

Mësohet se shërbimet policore i arrestuan ata në Postribë, duke transportuar 11 metra kub lëndë drusore me automjetet e tyre tip “IFA”.

Gjithashtu u gjetën të braktisura 3 automjete të tjera, dy prej të cilave pa targa, në të cilat ishin ngarkuara 30 m kub lëndë drusore.

Top Channel