“Çiklisti” i drogës; Arrestohen shpërndarësit në Durrës

18/12/2016 00:00

Policia e Durrësit arrestoi tre persona që e shpërndanin kokainën dhe hashashin me biçikleta.

Policia e Durrësit i kishte vënë nën hetim prej tre muajsh dhe pasi siguroi prova të mjaftueshme për inkriminimin e tyre, kreu edhe arrestin në flagrancë gjate një operacioni te koduar “çiklisti”.

Florian Likmeta  41 vjeç, Detar Rama 24 vjeç, dhe Erti Bllaca 31 vjeç, paketonin doza të vogla droge dhe i fshihnin në pjesë të ndryshme të biçikletave me qëllimin të mos identifikoheshin që po kryenin shitje droge.

Në ndonjë rast përdornin edhe motoçikleta me kubik të vegjël. Likmeta që mendohet se është kreu i grupit ishte në lirim me kusht pas një dënimi po për trafik droge.

Mësohet se policia ka nisur procedim penal edhe për disa përdorues.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel