Ibrahimoviç refuzon 120 milionë paund nga kinezët

15/12/2016 00:00

Dy golat e shënuar së fundmi në sfidën ndaj West Bromwic e kanë hequr ndoshta dhe dyshimin e fundit të Zlatan Ibrahimoviç për t’u larguar në qershor nga Old Traford.

Me një prokurator si Mino Raiola që e kërkon thuajse çdo sezon me valixhe në dorë, por mbi të gjitha me një ofertë joshëse 120 milionë paund, sulmuesi suedez e pa veten në dilemë nëse duhej të shkonte në një ligë inferiore, apo të mbetej në Mbretërinë britanike. Duket se ka triumfuar kjo e fundit.

“Ibrahimoviç ka luajtur në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë duke përfaqësuar skuadra si Barcelona, Milani e Juventusi. Ai tani ka ardhur në Angli ku po përshtatet shumë mirë në këtë vend. Zlatan është lloji i lojtarit që nuk ka nevojë për të provuar ndonjë gjë për të gjithë, por kur ai vendosi për të ardhur në Angli për periudhën e fundit të karrierës së tij në kampionatin më të vështirë në botë, unë mendoj se ai vërtetoi se është një superman në mentaliteti i tij” tha Murinjo për futbollistin nordik.

Por ky është vetëm një nga vlerësimet që po merr Ibrakadabra me fanellën e Djajve, dhe duket se kjo do ta shtyjë të refuzojë kalimin në Kinë për 120 milionë Paund. Drejtuesit shtetërorë të Kinës janë impenjuar personalisht në tratativa me agjentin e Ibrës duke e parë këtë si një stimul që do të kthejë shumë vëmendje në vendin aziatik, por Zlatan ka vendosur përkohësisht të mbetet në Old Traford., aty ku ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje.

Top Channel