Poloni, protesta për lirinë e medias para Parlamentit

18/12/2016 00:00

Një grup i vogël protestuesish kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit polak, hollin kryesor të të cilit vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar udhëheqësit e opozitës. Qeveria i akuzon këta të fundit se po përpiqen të marrin në duart e tyre pushtetin.

Ngërçi më i madh politik i vendit, prej vitesh të tëra, nisi të premten kur ligjëvënës opozitarë kundërshtuan planet e partisë në pushtet “Ligj dhe drejtësi” për të reduktuar qasjen e medias në Parlament dhe bllokuan sallën pak përpara se të votohej buxheti.

Anëtarët e lëvizjes “Platforma qytetare” e kanë pushtuar podiumin me radhë, e thonë se do të qëndrojnë aty për ditë të tëra.

Deputetët e partisë “Ligj dhe drejtësi” janë zhvendosur në një zonë tjetër, ku ndalohet hyrja e gazetarëve, e kjo nxiti akuzat se e kanë miratuar në mënyrë të paligjshme buxhetin e 2017-s, duke shkelur kështu Kushtetutën.

Kryeministrja Beata Szydlo deklaroi se, kjo protestë është thjesht një angullimë e opozitës, që humbi zgjedhjet e 2015-s pas 8 vitesh qeverisjeje.

Top Channel