Koha për profesionistët e sërfit

18/12/2016 00:00

Sporti i sërfit kërkon një guxim tepër të madh, pasi përveçse duhet të jesh mjaft i zoti që të qëndrosh mbi tavolinën e sërfit duhet pasur parasysh edhe madhësia e dallgëve, sa më e madhe aq edhe më emocionuese.

Dimri bashkë me të ftohnin mundëson edhe dallgë të mëdha në disa zona të veçanta në këtë periudhë. Sërfistë profesionistë përreth globit i njohin mjaft mirë këto zona dhe dinë edhe ditët se kur duhet të jenë në pika të caktuara.

Dallgë super të mëdha janë parë këtë fundjavë në brigjet portugeze dhe të apasionuarit pas sërfit nuk mund ta linin këtë rast që t’u shpëtonte duke u hedhur në ujë bashkë me tavolinat e tyre, për t’u përballur me fuqinë e dallgëve.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel