Fier, ishte shpallur në kërkim. Kapet 34-vjeçari i dënuar me 5 vite

18/12/2016 00:00

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burgim, pas akuzave për “prodhim e shitje narkotikësh”.

Ndaj 34-vjeçarit me banim në Vlorë, Erjon Sadikaj ekzistonte një vendim gjykate i datës 9 korrik 2014, sipas të cilit ai akuzohet me 5 vite heqje lirie për akuzën e sipërcituar.

Top Channel