Shkup, Gruevski zbret në protestë: Të certifikohet fitorja e VMRO

17/12/2016 00:00

Kryetari i partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni, Nikolla Gruevski, iu bashkua qindra protestueve para selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duke kërkuar konfirmimin e fitores së kësaj partie në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Gruevski tha se ka njoftime për ndërhyrje të disa ambasadorëve të huaja për të ndikuar tek disa prej anëtarëve të komisionit, me qëllim falsifikimin e vullnetit të popullit në Maqedoni.

“Kërkojmë që të qëndrojnë në kornizat e mandatit të tyre dhe të ndalojnë përzierjen në punët e brendshme të Maqedonisë”, tha Gruevski.

Top Channel