Rama vijon takimet me mësuesit: Arsimi i sotëm bazohet tek merita

17/12/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të shtune një takim me mësuesit në Vlorë, me rastin e festave të fundvitit.

Në fjalën e tij, Rama e ka vënë theksin tek transformimi që qeveria e tij i ka bërë, sipas tij, sistemit arsimor, ku sot mbizotëron meritokracia.

“Procesi i rekrutimit të mësuesve tashmë bazohet tek merita. Sot figura e mësuesit nuk është më mish për top dhe në dorën e partive. Sot mësuesi është një autoritet që respektohet nga ne dhe më pas nga të tjerët”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, rreth 4 mijë mësues pa arsimin përkatës që qeveria e majtë gjeti kur mori pushtetin janë zëvendësuar nga 3 mijë mësues që hynë në sistemin arsimor nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

“Gjithashtu rrogat e mësuesve do të rriten nga 1 marsi i vitit të ardhshëm. Mësuesit do të kenë një vlerësim financiar më dinjitoz”, ka thënë Rama.

Top Channel