Siguria në porte, SHBA asistojnë Shqipërinë

17/12/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara po asistojnë Shqipërinë në përmirësimin e kapaciteteve të monitorimit në Portin e Durrësit.

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj dhe ndihmës sekretari për Çështjet Ndërkombëtare i Departamentit të Sigurisë, Alan Bersin panë nga afër zbatimin e sistemeve të sigurisë, një pjesë e të cilave janë dhënë nga autoritetet amerikane.

Ministri Dervishaj tha se siguria në port është në përmirësim të vazhdueshëm dhe për këtë duhet koordinim mes agjencive të zbatimit të ligjit, si policia kufitare dhe doganat, që kanë përgjegjësi direkte mbi administrimin e pikave hyrëse në vend.

Ndërsa zoti Bersin vlerësoi sistemin e informimit TIMS, si dhe ofroi eksperiencën e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar shtetin shqiptar në përsosjen e elementeve të sigurisë.

Top Channel