“Paketa e Solidaritetit”

17/12/2016 00:00

Ministria e Financave ka shpërndarë një spot të titulluar “Paketa e Solidaritetit” si shenjë falenderimi për shtresat më në nevojë që kanë mbështetur atë që kjo ministri e quan “proces transformues të ekonomisë”.

“Paketa e solidaritetit për festat e fundvitit, është një shprehje simbolike por kuptimplotë e vëmendjes së qeverisë ndaj shtresave më në nevojë. Shpërblim dhe mirënjohje për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, familjet e përmbytura, fermerët e dëmtuar”, thuhet në mesazhin e MF.

Këto shtresa janë edhe ato që janë prekur më shumë nga një sërë reformash të ndërmarra nga Qeveria.

“Por pikërisht për këtë arsye, ata më shumë se kushdo janë bërë mbështetje për këtë proces transformues të ekonomisë. Rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para, me rritjen e pagave dhe pensioneve!”, mbyllet mesazhi i shpërndarë nga Ministria e Financave.

Top Channel