Babagjyshet e vitit të ri pushtuan të shtunën bulevardet kryesore të Madridit. Mbi 10 mijë njerëz të veshur si Santa Klaus morën pjesë në garën përgjatë 6 kilometrave, ku kryefjalë ishin argëtimi dhe Krishtlindjet.

Pjesëmarrësit u nisën nga sheshi Kolon drejt stadiumit Santiago Bernabeu të Real Madridit dhe përcollën atmosferë të gëzueshme teksa përpiqeshin të mbanin në vend mjekrat e bardha.

Tarifa për t’u bërë pjesë e aktivitetit bamirës ishte 15 euro dhe një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për Fondacionin e Sklerozës së shumëfishtë në Madrid.

Ndërkohë, në Korenë e Jugut Santa Klausi u zhyt nën ujë duke ofruar një performancë nga akuarimi i Coex-it në Seul. Një zhytës i veshur me kostumin e kuq u shfaq papritur në akuarimin gjigant duke ushqyer e duke notuar mes 20 mijë sardeleve që gjendeshin atje.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel