Fitorja e 11 radhazi, Chelsea barazon rekordin e vetvetes

17/12/2016 00:00

Një gol i Diego Costas në minutat e fundit të pjesës së parë i mjaftoi Chelseat të Antonio Contes për të marrë tre pikët në transfertën përballë Crystal Palace.

“Blutë” e Londrës nuk shkëlqyen në fushën e lojës, por gjithsesi u larguan prej saj me pikë të plotë dhe fitoren e 11 radhazi, duke barazuar rekordin e vet të vendosur mes prillit dhe shtatorit të 2009 dhe vetëm 3 fitore larg rekordit të Arsenalit të 2002 me 14 fitore radhazi në Premier Ligë.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në kuotën e 43 pikëve, nëntë më shumë se ndjekësit Arsenal dhe Liverpool, që luajnë përkatësisht të dielën dhe të hënën në dy sfida të vështira.

“Topçinjtë” do të përballen me Manchester Cityn e Pep Guardiolas, ndërsa skuadra e Jurgen Klopp në derbin me Everton.

Top Channel