Vrasja për një plep, autori rrezikon burg përjetë

17/12/2016 00:00

Vrau për një plep dhe tani rrezikon burgimin e përjetshëm. Kjo është masa e dënimit që kërkoi prokuroria e Kavajës në përfundimi të gjykimit kunder Xhevat Saraçit, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese.

Gjatë shpalljes së pretencës prokuroria rindërtoi mekanizmin se si u vra Ismet Xhani dhe u tentua të vritej dhe një person tjetër.

Në datën 4 janar thote prokuroria, viktima dhe kushëriri i tij po prisnin një plep në fshatin Luz i madh në Kavajë ku edhe banonin. Në atë moment prane tyre është afruar autori Xhevat Saraçi, i cili fillimisht ka kërkuar mos ta prisnin pemen dhe më pas ka shtuar që dy bashkëfshatarët e tij mos t’i hidhnin degët në tokën e tij.

Ndërsa i afërmi i viktimës Mario Xhani këmbëngul se plepi ka qënë molla e sherrit, vrasësi i cili është shfaqur i penduar ka rrëfyer në Gjykatë se ka humbur qetësinë pasi dy bashkëfshatarët e tij e kishin ofenduar.

Prokuroria shpjegon në pretencë se gjatë kohës që viktima dhe Mario Xhani po kalonin me karrocën e ngarkuar me dru në rrugën kryesore të lagjes, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Top Channel