Moviola në fushë, Infantino në mbrojtje të sistemit

17/12/2016 00:00

Përdorimi i “Video Assistant Referee” gjatë ndeshjeve të Botërorit të Klubeve janë shoqëruar me polemika të shumta që kanë bërë të ngrihen edhe dyshime në lidhje me efektivitetin e këtij sistemi.

Ai që del në mbrojtje të përdorimit të moviolës në fushë është presidenti i FIFA, Gianni Infantino sipas të cilit impakti është pozitiv.

“Rezultatet janë shumë të mira. Sigurisht është një sistem që duhet praktikuar më shumë dhe ka çështje që duhen ekzaminuar e diskutuar në një mënyrë më të detajuar, por rezultati është gjithnjë pozitiv. kjo për faktin se arbitri ishte në gjendje të merrte vendimin e duhur. Ky sistem siguroi drejtësi dhe transparencë në fushën e lojës”, tha Gianni Infantino.

Sipas Infantinos, objektivi i VAR është që të ndërhyhet në minimum për të përfituar sa më shumë dhe se teknologjia do të përdoret vetëm për ato episode që janë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të një ndeshjeje apo për të evidentuar veprime apo sjellje që i kanë shpëtuar kontrollit të arbitrit.

Top Channel