Nishani uron Papën: Jetë të gjatë i shtrenjti mik i Shqipërisë

17/12/2016 00:00

“Jetë më të gjatë i shtrenjti mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve” e uron kreu i shtetit Bujar Nishani në mesazhin e tij, Papa Francceskun me rastin e 80-vjetorin e lindjes.

“Gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin maksimal për mesazhet e ngrohta si dhe përkujdesjen tuaj atërore ndaj Kishës Katolike dhe besimtarëve shqiptarë si dhe për vlerësimin që vazhdoni të tregoni për ta duke shenjtëruar Nënë Terezën tonë, duke shpallur 38 martirët tanë të bekuar si dhe duke emëruar së fundmi Kardinali Ernest Troshani”, thuhet në mesazhin e z. Nishani.

Top Channel