Mijëra letra për babagjyshin e Finlandës

17/12/2016 00:00

Në shtëpinë e Babagjyshit, në Finlandë, ndihmësit e tij po shfletojnë një pafundësi letrash nga e gjithë bota, duke detajuar kërkesat e fëmijëve për këto krishtlindje.

Në Anglisht, Italisht, apo gjuhë të tjera, letrat e shkruara me dorë, i drejtohen babagjyshit ndërkohë që festa po afrohet gjithnjë e më shumë. E këto ditë janë shumë të ngjeshura për ekipin e babagjyshit në Rovaniemi, që e quan veten qytetin e tij të lindjes, afër rrethit arktik.

“Babagjyshi po bëhet gjithnjë e më popullor. Ai merr rreth gjysmë milioni letra çdo ditë, nga e gjithë bota”, thotë një nga elfët e babagjyshit. Mijëra vizitorë vijnë të shohin babagjyshin e Rovaniemit, çdo vit, duke e takuar vetë atë, drerët e tij dhe duke iu gëzuar atmosferës magjike. Me vetëm pak orë dritë në këtë periudhë të vitit, atje, gjithçka është mahnitëse.

Top Channel