Michelle Obama, pesimiste në largim

17/12/2016 00:00

Bashkëshorti i saj, në mënyrë të vazhdueshme, lëshonte mesazhe shprese. Në kohë fushatash zgjedhore apo edhe kur ishte në detyrë. Por, zonja e parë e shteteve të bashkuara, Michelle Obama, në intervistën e fundit të saj para largimit nga shtëpia e bardhë, është dukur me pesimiste.

Duke folur në emisionin e Oprah Winfrey, ajo tha se perspektiva e Amerikës ka ndryshuar që kur Donald Trump Fitoi zgjedhjet. “Tani ne po e kuptojmë se si ndihesh kur nuk ke shpresë”, tha ajo.

Michelle Obama, luajti një rol si jo zakonisht të dukshëm në ciklin e zgjedhjeve të 2016-ës, duke mbështetur kandidaten demokrate Hillary Clinton dhe duke këmbyer batuta me Donald Trump. Ajo i kërkoi grave të ngriheshin kundër tij pas komenteve jo të përshtatshme dhe denoncoi gjuhën e urrejtjes që ai përdorte në fushatë.

Ajo nuk e përmendi me emër presidentin e zgjedhur në intervistën me Oprah Winfrey, që do të transmetohet të hënën nga CBS, por përsëriti vlerësimet e mëparshme se SHBA ka nevojë për një të rritur në shtëpinë e bardhe dhe se presidenti duhet të garantojë stabilitet e të ngjallë frymëzim.

“Një njeri i pjekur në shtëpinë e bardhë, në kohë krize mund të të thotë- çdo gjë do të shkojë mirë, mund të të kujtojë gjërat e mira, të të bëjë të shikosh nga e ardhmja”, tha ajo -“E gjithë kjo është e rëndësishme për ne dhe fëmijët tanë, çfarë do të bëjmë nëse nuk kemi shpresë?”.

Sipas saj, amerikanët do ta vlerësojnë presidencën e Obamës me kalimin e kohës. Michelle Obama është një figurë si jo zakonisht popullore në panoramën politike të Amerikës, me një mbështetje që nga Gallup përllogaritet në 64 për qind, shumë më e lartë se mbështetja për Donald Trump, Hillari Clinton e madje edhe se bashkëshorti i saj.

Top Channel