Dortmund, vetëm barazim ndaj Hoffenheim

16/12/2016 00:00

Ndeshja e parë e javës së 15 në Bundesliga-n gjermane, ajo mes Hoffenheim e Dortmund u mbyll në barazim 2-2.

Ndeshja nisi me tre gola të shpejtë, ku deri në minutën e 21 rezultati ishte 2-1 për vendasit. Goli i parë u shënua nga Uth që në minutën e 3, ndërsa Gotze barazoi përkohësisht 8 minuta më pas. Wagner e çoi në 2-1 rezultatin në minutën e 21. Në fundin e pjesës së parë, verdhezinjtë morën një tjetër goditje të rëndë, duke mbetur me një lojtar më pak. Reus mori kartonin e dytë të verdhë duke u larguar nga fusha e lojës.

Megjithatë, të besuarit e Thomas Tuchel gjetën e golin e barazimit me të nisur pjesa e dytë me Aubameyang.

Më pas loja ishte e barabartë, me të dyja ekipet që kërkuan golin e fitores, të cilin asnjëra nuk e realizoi dhe në fund ndanë nga një pikë në këtë përballe.

Dortmund pati një mundësi të mirë për të kaluar në renditje Hoffenheim, por ky barazim bëri që verdhezinjtë të mbeten në vendin e pestë dhe në rrezik për t’u kaluar edhe nga Eintracht Frankfurt nëse do të fitojë ditën e shtunë. Ndërsa Hoffenheim është në ndjekje të Bayern e Leipzig, duke mbajtur vendin e tretë.

Top Channel