Kosovë, avokati Gashi: Kryeprokurori Sylë Hoxha gënjeu. Astrit Dehari është vrarë

16/12/2016 00:00

Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari ka thënë gjatë kësaj të premteje se Astrit Dehari nuk është vetërarë, por plagët që ka marrë janë të natyrës vetëmbrojtëse.

“Në bazë të konstatimeve, ekspertët kanë arritur në përfundimin se të gjitha plagët në trupin e Astrit Deharit janë plagë vetëmbrojtjeje”, tha avokati Gashi, duke shtuar se kryeprokurori Sylë Hoxha ka bërë një deklarim të rremë, kur tha se Astrit Dehari është vetëvrarë.

“Edhe unë kam qenë aty, por si vëzhgues. Ekspertët, ditën e djeshme na kanë dërguar një raport 14-fletësh. Janë konsultuar edhe provat nga Prokuroria Themelore në Prizren, nga Sylë Hoxha dhe Metush Syla”, tha ai.

“Ai ka bërë një deklarim të rremë, sepse Sylë Hoxha ka keqpërdorur provat. Unë kam qenë në Prokurorinë e Shtetit në Prishtinë, kur kam marrë raportin e autopsisë që na është dhënë me 4 pika, të cilat Syla i ka keqpërdorur”.

“Sqarimi është se në pikën një dhe dy, plagët të cilat janë gjetur janë të vetëshkaktuara. Sylë Hoxha ka marrë të njëjtin raport disa orë më vonë, por me këto pika. Ky ka qenë mashtrimi fillestar nga ana e kryeprokurorit, kur pretendon se hetimet i ka mbaruar. Ai ka deklaruar se i ka mbyllur hetimet, por ato nuk kanë qenë të mbyllura”, tha Gashi.

Top Channel