Kosovë, ambasadori amerikan Delawie: Kundër murit në Mitrovicë

16/12/2016 00:00

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur kundër ndërtimit të murit afër urës kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.

“Ndërtimi i mureve nuk i bën bashkë njerëzit e Kosovës. E ardhmja duhet të përfshijë lirinë e lëvizjes, marrëdhënie më të mira dhe integrim”, ka shkruar ai në Twitter.

Në kuadër të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për rivitalizimin e urës mbi Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo në vend të rivitalizmit të saj u ndërtua një mur i lartë mbi dy metra.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha javën e kaluar se muri në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, do të trajtohet sipas ligjit. Ndërsa kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka thënë se muri i ndërtuar në veri do të ulet.

Top Channel