Njeriu udhëton në kohë dhe hapësirë, është në kërkim të eksplorimit, ndonjëherë pa kuptuar që ka brenda vetes kontinente të tëra për të zbuluar. Medituesit thonë që ky është qëllimi i vërtëtë i meditimit.

Nga eksperienca budiste murgu Lpjhon shpjegon:

“Njerëzit që meditojnë mund të zhvillojnë vetëkontrollin, mund të duan më shumë të tjerët dhe mund të kuptojnë më mirë veten e tyre. Trupi dhe mendja jonë janë të lidhur.  Kur mendja është e lumtur, trupi bëhet i luntur në të njëjtën kohë”, thotë ai.

Ai e ka të lidhur jetën ngushtësisht me këtë proces.

“Meditimi im i parë filloi para 13 vitesh dhe unë u bëra murg rreth 8 vite më parë.Pasi mbarova studimet provova meditimin dhe thashë: kjo është jeta ime! Kjo është ajo për të cilën kam nevojë! Kështu që vendosa të bëhem një murg!”, shton murgu.

Jeta në manastir, përveç izolimit, për të ka një kuptim shumë më të madh.

“Dita ime fillon herët. Zgjohem herët. Ju kërkoj njerëzve ushqim, më pas duhet të bëj meditim, pasdite edhe më tepër meditim dhe në mbrëmje akoma edhe me shumë meditim”, rrëfen ai.

Për njerëzit që nuk besojnë tek meditimi, ka një arsye pse duhet të kenë besim tek ai.

“Meditimi na ndihmon të largojmë frikërat. Kur nuk kemi më frikë, mendja jonë bëhet shumë më e qartë dhe me konfidente me qëllimet tuaja”, thotë ai.

Në Shqipëri po organizohet Samiti i Parë i Meditimit, me qëllim afrimin dhe zbulimin e vetvetes.

“Pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, shumë më tepër nga ç’e prisnim ne. Ka patur njerëz skeptikë që thonë që kur mediton nuk bën asgjë, por është e kundërta”, thotë Fleura Shkëmbi, hipnoterapiste.

Top Channel