Euroleague, Darussafaka thyen Realin e Madridit

16/12/2016 00:00

Reali i Madridit shuhet në Stamboll në sfidën e radhës së Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra spanjolle u thye nga Darussafaka me rezultatin 68-81, në një sfidë ku u ndjenë shumë mungesat e Sergio Llull dhe Randolph.

Fillimi ishte i mirë për Realin e Madridit, që fitoi periodën e parë 20-17. Por pas atij momenti në parket u pa vetëm një skuadër, Darussafaka, ndërkohë që madrilenët bënin gabime të njëpasnjëshme sidomos në gjuajtjet nga distanca e  3 pikëve duke regjistruar disfatën e 4 sezonale.

Crvena Zvezda nuk tregoi mëshirë për Maccabi Tel Aviv. Skuadra serbe shkatërroi totalisht izraelitët me rezultatin 83-58 falë një periode të dytë të shkëlqyer, ku krijoi edhe një diferencë prej 13 pikësh. Pas pushimit të ndeshjes, Crvena Zvezda, jo vetëm që diti të administrojë këtë avantazh të krijuar, por arriti ta thelllojë akoma më shumë atë deri në përfundimin e sfidës.

Në ndeshjet e tjera të Euroleague Baskonia fitoi me Unics Kazan 92-91, Olympiacos mundi Zalgiris 88-75, ndërsa ndërsa Anadolu Efes u mposht nga Brose 83-91.

Top Channel