Messi apo Ronaldo? Lojtari më i paguar në botë është një tjetër

16/12/2016 00:00

Braziliani Oscar muajin e ardhshëm do të lërë Chelsean për t’u transferuar në Kinë, te skuadra e Shanghait.

Kostoja e transferimit të tij në Kinë kap shifrën e 52 milionë paundëve, ndërkohë që kontrata parashikon një pagë prej 400 mijë paundësh në javë, një shifër kjo që  e bën atë futbollistin më të paguar në botë.

Oscar, me kontratën që do të nënshkruajë në Kinë, do të lërë pas dy yjet e futbollit Botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të dy me një pagë prej 365 mijë paundësh në javë secili. Klasifikimi i futbollistëve më të paguar vijon me Gareth Bale me 346 mijë paundë në javë dhe Hulk me 317 mijë paundë në javë.

Mes dhjetë futbollistëve me kontratat më të majme janë edhe Paul Pogba, Neymar e Pele, ndërkohë që klasifikimi mbyllet nga Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic.

Top Channel