Operacioni “Blic” vijon dhe të premten

16/12/2016 00:00

Operacioni “Blic” i policisë rrugore vijon edhe këtë të premte në të 12 qarqet e vendit. Ai ka nisur në orën 13.00 dhe do të zgjasë deri në 14.30, qëllimi i të cilit është ndëshkimi për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Në këtë operacion, policia rrugore mbështetet dhe nga Shqiponjat.

Këtë herë janë angazhuar 850 punonjës policie dhe janë ngritur 160 pika kontrolli në ët gjithë vendin. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Top Channel