Femija kamikaz, dështon sulmi me bombë në Gjermani

16/12/2016 00:00

Kanë rrezikuar të përgjaken festat e fundvitit në Gjermani. Siç zbulon e perjaveshjma “Fokus”, që citon burime gjyqësore dhe të sigurisë, një 12-vjeçar gjermano-irakian, tentoi të shpërthente një bombë me mjete të mprehta në tregun e Krishtlindjeve në Ludwigshafen të Gjermanisë juglindore më 26 nëntor.

Bomba artizanale e prodhuar nga vetë i mituri nuk shpërtheu për shkak të një defekti të fitilit. Sipas medias gjermane, djali që përshkruhet si tepër i radikalizuar, ishte udhëzuar nga një militant i ISIS.

E përjaveshjmja “Fokus” bën të ditur se sulmi do të ndodhte më 26 nëntor, pikërisht kur hapet pjesa më e madhe e tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani.

Bomba artizanale ishte fshehur në një çantë e cila më pas u gjet në 5 dhjetor në një shkurre pranë Komunës së Ludwigshafen, nga një kalimtar.

Me çështjen po merret prokuroria federale e Karlsruhe,kompetente për aktet e terrorizmit. Media shton se edhe verën e kaluar 12-vjeçari i lindur në Ludwigshafen kishte tentuar të shkonte në Siri për t’ju bashkuar ISIS. Pas kapjes së tij u transferua në një qendër reahbilitimi.

Top Channel