Ibrahimovic mund të largohet nga United

16/12/2016 00:00

Manchester United është në ankth për vazhdimësinë e Zlatan Ibrahimovic. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi suedez nuk e di nëse do të vazhdojë të qëndrojë te “djajtë e kuq” edhe kur kontrata e tij të skadojë më 2017, pavarësisht se ka një opsion për të luajtur edhe për një vit tjetër.

Për momentin, sulmuesi 35-vjeçar dëshiron që të japë kontributin e tij në fitoren e ndonjë titulli te Manchester United, përpara se të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te klubi anglez.

Nëse Ibrahimovic do të vendosë të largohet, atëherë opsioni i tij për vazhdimin e karrierës do të jetë Major League Soçer.

Është pikërisht Los Angeles Galaxy, skuadra që ka shfaqur dëshirën për të siguruar shërbimin e suedezit, një klub ku kanë luajtur edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit europian si Beckham, Robbie Keane apo Steven Gerrard.

Top Channel