Sherri për parkimin, dy në pranga në Vlorë

16/12/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të përfshirë në zënkën e një dite më parë për shkak të parkimit të automjetit.

Shtetasit Hënes Dalipaj dhe Eduard Alikaj, përkatësisht 30 dhe 40 vjeç, që të dy banues në Vlorë u ndaluan nga uniformat blu me akuzën e “vrasjes me dashjë të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, që të tre jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal.

Top Channel