Aksident në Lezhë, humb jetën 64-vjeçari

16/12/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së premtes në qytetin e Lezhës. 55-vjeçari Mark Xhakaj, drejtus kamioni, aksidentoi për vdekje një 64-vjeçar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në qytetin e Lezhës ku Xhakaj duke drejtuar kamionin tip Benz aksidentoi shtetasin Gj.T., banues në Lezhë.

64-vjeçari pas ndihmës në Spitalin e Lezhës është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë,  ku më pas  ka ndërruar jetë.

Top Channel