Pioli: S’më intereson sa kushtoi Gabigol

15/12/2016 00:00

Kushtoi 30 milionë euro, por ka luajtur në total vetëm 16 minuta. Gabigol është shndërruar në çështje tek Inter pasi është aktivizuar vetëm në humbjen ndaj Bolognas.

Trajneri zikaltër, Stefano Pioli, tha se nuk i intereson se sa ka kushtuar 20-vjeçari Gabriel Barbosa, por vlerësoi faktin e ai po bën përpjekje për të kuptuar mentalitetin e ri.

“Mendoj se është një futbollist me një talent të madh dhe po bën të gjitha përpjekjet për të kuptuar metodat e reja të punës dhe mbi të gjithë mentalitetin e ri, por unë nuk mund të mendoj se sa para ka paguar klubi për një futbollist përpara se të bëj formacionin. Gabigol duhet të këtë durimin e mjaftueshëm dhe të tregojë që di të luajë futboll sepse me kualitetet që ka do të gjejë me siguri hapësira, mund të rritet bashkë edhe ne edhe për faktin se ai mund të luajë përkrah Icardit”, theksoi Stefano Pioli.

Top Channel