Suarez rinovon deri më 2021, klauzolë 200 milionë euro

15/12/2016 00:00

Luis Suarez do të firmosë zyrtarisht kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me Barçën deri në verën e vitit 2021.

Katalanasit dhe uruguaiani kanë gjetur gjuhën e përbashkët për marrëveshjen e re që mund ta mbajë “El Pistoleron” deri në fund të karrierës.

Kjo për shkak se në janar, Suarez do të mbushë 30-vjeç dhe kur të përfundojë kontrata do të ketë mbushur 35-vjeç.

Ajo që bie në sy është se tashmë në kontratën e uruguaianit ka një klauzolë largimi. Skuadra që dëshiron shërbimet e “El Pistoleros” duhet të paguajë hiç më pak se 200 milionë euro.

Kjo kontratë e re afatgjate në terma më të mirë ekonomikë do të firmoset të premten. Në 2 sezone e pak me Barçën, Suarez ka zhvilluar në total 116 ndeshje duke realizuar plot 96 gola.

Top Channel