Lawrence shkëlqen në premierën e “Passengers”

15/12/2016 00:00

Jennifer Lawrence është bërë qendra e vëmendjes mbrëmjen e së mërkurës në Los Angeles, ku ka qenë e pranishme për promovimin e filmit të saj më të ri “Passengers”.

26-vjeçarja është paraqitur në këtë event e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, ndërkohë që flokët i kishte stiluar të kapura.

Aktorja hollivudiane e kishte shoqëruar fustanin e saj, i cili mbante një zemër të ngjitur në krahun e majtë, me një palë vëth të një varëse me diamant.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel