Ciara mahnit në kalendarin e “Love”

15/12/2016 00:00

Ciara është personazhi i fundit që është shfaqur në kalendarin e revistës “Love”, duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte, pavarësisht njoftimit të fundit të saj.

31-vjeçarja deklaroi ditë më parë se ishte në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Russell Wilson, por në këtë video mbetet po ajo këngëtare seksi që njohim.

Ciara pason femrat seksi që janë bërë pjesë e këtij kalendari si Kim Kardashian, Kendall Jenner, Stella Maxwell, Bella Hadid dhe Rita Ora.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel