Cristiano darkon me të dashurën në Japoni

15/12/2016 00:00

Cristiano Ronaldo është fotografuar në shoqërinë e të dashurës së tij të re, Georgina Rodriguez, duke u larguar nga një restorant japonez pasi kishin darkuar së bashku.

Sulmuesi i Realit të Madridit, që u vlerësua edhe me Topin e Artë të këtij viti, u mundua të mos tërhiqte vëmendje, por dalja e tij nga lokali në orët e vona nuk u shpëtoi paparacëve.

Ronaldo si gjithmonë dukej shumë bukur, po ashtu edhe e dashura e tij Gerogina që kishte veshur një fund të shkurtër e që po e shoqëron futbollistin në Botërorin e klubeve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel