Rama: Lulzim Berishën e liroi drejtësia e korruptuar

15/12/2016 00:00

Kryeministri Rama deklaroi ne Kuvend, gjatë replikave me deputetët e djathtë se Vettingu do të bëhet dhe pallati i drejtësisë do të pastrohet.

“Këto 5 prioritet janë bashkëshoqëruese në rrugën e çdo vendi deri në momentin e anëtarësimit. Nuk janë kushte, janë kritere që vendi duhet t’i përmbushë, kusht është Vettingu. Dhe ju edhe sot s’keni kurajon të tregoni me gisht se kush e liroi Lulzim Berishën, por vraponi e thoni se e liroi bashkia e Durrësit, imagjino se ku jeni ju.

Shqipëria nuk është peng i kalendarit të Bashkimit Europian, por peng i Partisë Demokratike dhe të gjitha të tjerat janë përpjekje të dëshpëruar për manipulimin e opinionit publik dhe për t’i ikur ballafaqimit me të vërtetën, që është për të pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykata dhe prokurorë që sot janë aleatët tuaj të kahershëm dhe vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë”, tha Rama në fjalën e tij sot në Kuvend. 

Top Channel