Aksion për kapjen e të kërkuarve, 9 të ndaluar

15/12/2016 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në zbatim një plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Falë operacionit të zhvilluar gjatë 72 orëve të fundit janë ndaluar 9 persona të dënuar për vepra të ndyshme penale, si dhe janë kontrolluar 63 banesa dhe10 lokale.

Plani i masave po zbatohet nga sektori i Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkimit, sektori i Krimit Ekonomik, sektori i Krimeve ndaj Jetës, shërbimet e komisariateve të policisë dhe njësitë Shqiponjat.

Top Channel